Transmetuar më 11-09-2014, 12:42

Tiranë, 11 shtator 2014, NOA.al- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka marrë masa administrative për disa zyrtarëve.

Gjatë këtyre ditëve u konstatuan gjashtë zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët janë në shkelje të afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private.

Më konkretisht Shtjefën Lleshi, ish- Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

-Gëzim Ukperaj, ish- Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Kukës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Bernard Capa, ish- Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Grespin Lilaj, ish- Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

-Albano Çepele, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Taulant Kurti, ish- Inspektor Hetimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 ekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.

Në vijim Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit