Transmetuar më 11-09-2014, 11:27

Pekin, 11 shtator 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kinë deklaroi se qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Duke folur për radion kineze “CRI”, Rama tha se gjatë takimit me homologun kinez Li Keqiang, ka biseduar lidhur me këtë projekt dhe për përfundimin e marrëveshjes.

Në vijim Rama ka bërë me dije se qeveria kineze ka paraqitur interes edhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës si ai për projektin e hekurudhës shqiptare, “Korridorin e Kaltër” si dhe portin e “Shëngjinit”.

Mësohet se qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri dhe kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në Shqipëri./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit