
Pogradec, 11 shtator 2014, NOA.al- Një sherr i nisur për motive të dobëta në ambientet e një lokali në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës dhe me një të plagosur.
Nga ana e uniformave blu nisi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e 19 vjeçarit M.Xh., banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Siç raporton Noa.al 19 vjeçari në një lokal në lagjen nr.1 Pogradec, ka goditur dy herë me thikë në gjoks 23 vjeçarin E.A., i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.
Nga ana policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e të dyshuarit si autor./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





