
Korçë, 11 shtator 2014, NOA.al- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u zbulua dhe sekuestrua nga policia e Korçës.
Si përgjegjës për të nisi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e 37 vjeçarit G.M.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të tij në fshatin Plovisht të Korçës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 kilogramë e 385 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Shkak për zbulimin e lëndës narkotike u bënë informacionet e marra nga policia në rrugë operative, duke bërë kontrollin në banesë. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e 37 vjeçarit./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





