Transmetuar më 11-09-2014, 09:11

Një luan i ngordhur u gjet në brendësi të një frigoriferi në një restorant në Chichester, të Sussex, në jug të Britanisë së Madhe.
Kafsha e ngrirë u gjet nga inspektorët sanitarë, gjatë një kontrolli normal në lokalin, i cili gjendet pranë kopshtit zoologjik të qytetit.
Luani ishte futur në frigorifer, bashkë me elementët e tjerë ushqimor që iu shërbeheshin klientëve.
Pronari i lokalit deklaroi se luani i ishte dhënë nga personeli i kopshtit zoologjik për të ushqyer qentë e tij. Megjithatë për shkak se kafsha ndodhej bashkë me ushqimet e tjera nisën hetimet për ti shkuar më tej çështjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





