Transmetuar më 11-09-2014, 08:58

Gramsh, 11 shtator 2014, NOA.al- Policia e Gramshit ka ndaluar një 42 vjeçar me banim në fshatin Drizë.

Procedimi ndaj 42 vjeçarit E.S., nisi pas kallzimit të bërë në polici nga ish- bashkëshortja e V.S, duke thënë se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Gramshit, ka mbajtur në mënyrë të pa drejtë fëmijën I.S.,15 vjeç, duke mos e dërguar përsëri tek ish bashkëshortja.

Mësohet se fëmija ishte dërguar te i ati për të kaluar fundjavën, por në përfundimin e ditëve të lejuara, burri nuk e ka kthyer më djalin, duke i thënë ish bashkëshortes se do e mbante të jetonte me të dhe se do ishte ajo që do e takonte me raste fëmijën.

Pas denoncimit në ngarkim të të paditurit materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja e padrejtë e fëmijës”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit