Transmetuar më 11-09-2014, 07:48

Pushimet dhe sezoni i verës ndikojnë për acarimin e lëkurës së këmbëve, kjo për shkak të pluhurave, çarjeve të ndryshme etj.

Për të rifituar këmbët e lëmuara, mund të përdoret një maskë natyrale e cila ka në bazë pak mjaltë, një kokërr limon dhe pak kripë.

Këtë masë përzjeheni mirë dhe aplikojeni në këmbë, veçanërisht në pjesën e thembrës duke e masazhuar.

Mbajeni për 20 minuta dhe më tej shkërmoqeni gradualisht. Më tej lajini këmbët me ujë të vakët dhe fshijini me peshqir.

Si përfundim mund të përdorni pak krem, vaj ulliri ose vaj bajameje, ku gjatë aplikimit mund ti masazhoni këmbët butësisht. Këshillohet që një veprim i tillë të bëhet një herë në javë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit