Transmetuar më 10-09-2014, 20:55

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 11 shtator 2014 që NOA.al sjell për ju. Mundohuni të tregoheni më shumë tolerantë me personat rreth jush gjatë pjesës së parë të ditës. Ata mund të reagojnë me agresivitet ndaj disa çështjeve të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme për ju. Është pikërisht momenti kur duhet të jeni sa më të pavarur të jetë e mundur. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më e përshtatshme për të komunikuar.

Dashi

Është një ditë shumë e mirë, veçanërisht për ata që merren me biznes, udhëtime, menaxhime apo programime. Ndryshimet në reagimet e partnerit tuaj do të jenë të papritura, por nuk do të ndikojnë shumë tek ju. Do të keni nevojë të tregoheni të duruar dhe të mbani emocionet nën kontroll.

Demi

Rrethanat e ditës së sotme do të krijojnë kushtet e përshtatshme për keqkuptime. Do t’ju duhet të tregoheni të gatshëm për të bashkëpunuar me këdo dhe të aftë për të interpretuar në interesin tuaj çdo situatë. Do të dini të masni temperamentin e të tjerëve dhe do t’i mbani ata nën vëzhgim.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për aktivitete argëtuese. Mund të arrini të keni sukses të madh sa i takon kreativitetit, teknikave që do të përdorni në disa gjëra si dhe në disa aktivitete të reja. Nëse do të doni të nisni një bashkëpunim të ri me persona të panjohur mirë, kjo do të jetë një ditë mjaft fitimprurëse.

Gaforrja

Do të keni shumë gjëra me të cilat do të doni të merreni dhe ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes sot, por përsëri do t’ia dilni me sukses. Mos u shqetësoni në lidhje me çështjet tuaja personale dhe projektet krijuese. Duhet të përqëndroheni në aktivitetet rutinore dhe në domosdoshmërinë për të bërë progres.

Luani

Mos humbisni kohë por nisni të veproni në drejtime të ndryshme në të njëjtën kohë. Reputacioni juaj do të ketë vetëm përfitime nga kjo anë dhe do t’i lini shumë pas konkurruesit tuaj. Do të jeni të mbushur me energji. Sot është dita që fitoret tuaja të lulëzojnë.

Virgjëresha

Është momenti që ju të përqendroheni në problemet familjare dhe ato të punës. Është shumë e rëndësishëm që të merrni përgjegjësitë tuaja, në veçanti nëse bëhet fjalë për disa punë, të cilat sapo i keni filluar. Mos shtyni asnjë rinovim apo ndërtim që mund ta keni menduar.

Peshorja

Planet tuaja strategjike nuk dot mund të realizohen sa hap e mbyll sytë, por kjo nuk është arsye që ju të demoralizoheni. Është një ditë e mirë për të kthyer disa përgjigje të mençura. Përdorni ço mundësi që ju jepet për tu argëtuar me miqtë, familjarët dhe të afërmit.

Akrepi

Mirëqenia juaj sot do të varet nga mënyra se si ju do të silleni në momente të caktuara dhe se sa të aftë do të jeni të kapni mundësitë që do t’ju jepen. Mundësia për të fituar shumë para, veçanërisht në rrugë online do të jetë e madhe. Do të ofrohen disa shance të mira për të bërë progres.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do t’ju buzëqeshë fati. Gjithsesi, çdo gjë do të varet nga ju dhe do ta keni vetë në dorë mënyrën se si do ta menaxhoni të ardhmen tuaj. Nëse bëni çdo gjë siç duhet, jo vetëm do të merrni përfitime të majme, por edhe shumë persona do t’ju vlerësojnë edhe më shumë seç e kanë bërë deri tani.

Bricjapi

Nuk duhet të planifikoni asnjë event të rëndësishëm sot. Vetëm disa nga lëvizjet tuaja teknike do të jenë të suksesshme. Një pjesë e madhe juaja do të dështojë, edhe pse do të mundohet të shfaqë cilësitë dhe vetitë më të mira. Përpara se të vendosni për të krijuar një projekt të ri, qartësoni idetë,

Ujori

Nuk është dita e duhur për t’ia nisur nga e para. Nëse do të ndërmerrni hapa të rëndësishëm për të ardhmen tuaj do të keni sukses, megjithatë, jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç doni ju. Krijojini vetes komoditetin që ju ka munguar deri tani.

Peshqit

Do të ndiheni të lirë dhe nuk do ta keni shumë mendjen tek puna gjatë kësaj dite. Përkohësisht do t’ju duhet të shkëputeni nga disa probleme që keni pasur kohët e fundit dhe të shijoni gjithçka të mirë që ju ofrohet. Ëndrrat tuaja do të bëhen realitet pa shumë punë nga ana juaj. Gjërat do të nisin të përmirësohen dukshëm. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit