Transmetuar më 10-09-2014, 19:35

Nicki Minaj ka tërhequr vëmendjen e publikut në eventin botëror të bamirësisë Fashion Rocks, i cili është mbajtur në Barcylays Center në New York. Ylli i popit ka njohur publikun me këngën e saj të fundit “Anaconda”.

E rrethuar nga balerinë e balerina, ajo ka treguar pjesën e saj bujare, e cila i përket vitheve si dhe këmbët e kofshët e bëshme, duke performuar herë pas here mbi një karrige. Me sa duket, ajo vijon t ngelet një “bombë” tepër joshëse.

Minaj është dalluar përherë për shfaqje skenike tepër të arrira dhe në nivel të lartë. Ajo është një artiste e re, mjaft e vlerësuar për potencialin vokal dhe aftësitë komunikuese me publikun. Megjithatë, format e saj trupore nuk lënë asnjëherë vend për shumë fantazi. /a.s/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit