Transmetuar më 10-09-2014, 17:36

Ndërrimi i stinëve sjell në mënyrë automatike edhe ndërrimin e veshjeve e këpucëve në dollapët tuaj. Është normale që çdo fillim stine të duam të blejmë diçka të re për veten tonë, që të jetë e rehatshme, por pse jo, edhe në modë, sa i takon rrobave apo këpucëve.

Për këtë stinë, çizmet karakterizohen nga gjatësi deri tek kyçi i këmbës, në material lëkure apo kamosh, me majë rrethore të dukshme. Ato janë prezantuar në pasarelë nga Helmut Lang dhe Stella Mc Cartney në ngjyrë gështenjë dhe në të zezë të errët nga Acne Studios.

Sa u takon modeleve më femërore, propozimet sjellin në modë takat e rehatshme dhe të shkurtra, jo shumë të larta, deri në 5 centimetra. Të tilla kanë qenë prezantimet e Miu Miu, Valentino e Gianvito Rossi. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit