Transmetuar më 10-09-2014, 17:02

Ernest Gjoka nuk ndjen nostalgji kur bëhet fjalë për përballjen me Apoloninë, citon Supersport.

Trajneri i Flamurtarit pohoi se ka respekt të plotë për skuadrën që ka drejtuar pak vite më parë, por përtej nostalgjisë, ai tha se për 90 minuta ai do të mendojë vetëm se si ta fitojë këtë takim.

Gjoka nënvizoi se nëse gjithçka do të merret me qetësi dhe ashtu siç duhet, atëherë fitorja për vlonjatët do të jetë e garantuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit