Transmetuar më 10-09-2014, 16:03

Jurgen Klopp beson se Borussia e Dortmundit mund t’ia dalë edhe pa Marco Reus. Sulmuesi i skuadrës verdhezi u dëmtua në sfidën eliminatore e vlefshme për Euro 2016, që përfaqësuesja gjermane fitoi 2-1 ndaj Skocisë dhe do të mungojë për 4-javë.

Pavarësisht kësaj trajneri i nënkampionëve të Bundesligës është i bindur se skuadra e tij do të jetë e suksesshme edhe pa yllin e saj.

“Gjërat mund të shkonin edhe më keq për ne. Unë sigurisht jam shumë i mërzitur për dëmtimin që pësoi Marco, por 4 javë besoj se do ta kalojnë shpejt.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë fort dhe të zhvillojmë ndeshje sa më të mira edhe pa Reus”.

Me mungesën e 25-vjecarit Reus shpresat e Dortmundit për të shënuar sa më shumë gola do të varen të gjitha te blerja e madhe e kësaj vere, sulmuesi italian Ciro Immobile.

Por edhe ish lojtari i Torinos e shqetësoi jo pak Borussian, pasi në sfidën mes Norvegjisë dhe Italisë mori një goditje që me siguri e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Jurgen Klopp kur e ka parë nga ekrani.

Por ai që i qetësoi të gjithë në shtëpinë e Dortmundit ishte mjeku i përfaqësueses italiane Enrico Castellacci, i cili deklaroi se Immobile është mirë dhe nuk ka asnjë problem, kështu që do të jetë i gatshëm për skuadrën verdhezi në takimin e kësaj të shtune që Dortmundi do të ketë përballë Freiburgut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit