Transmetuar më 10-09-2014, 15:51

Ata që blejnë apo grumbullojnë fotografi të vjetra, shpesh ju ndodh të zbulojnë “thesare” të panjohura më parë. Ky ka qenë edhe rasti i Matthew Salacuse. Fotografi njujorkez i specializuar në fotografi dokumentaresh dhe editorialesh.

Duhej syri i një fotografi për të zbuluar se në mes të gjërave të vjetra që ndodheshin në një dyqan në Manhattan fshihej diçka tejet e çmuar dhe me vlerë.

I shtyrë nga një pasion i lindur vite më parë, Salacuse ka blerë foto të shumta të vjetra, të cilat ishin të destinuara për tu hedhur në kosh. Pasi ka punuar me to dhe i ka parë me vëmendje, ai ka zbuluar se ishin foto të panjohura dhe të pabotuara më parë të New York-ut të viteve ’40 si dhe një foto me ngjyra të Duke Ellington. /a.s/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit