






Rrushi i kuq– Është i pasur me melatoninë, substancë që ndihmon në rregullimin e gjumit.
Pjeshkët– Përmbajnë substanca qetësuese të ngjashme me diazepan, i cili luan rol të rëndësishëm për gjithë ata persona që vuajnë nga pagjumësia.
Pjepri– Konsumi i ushqimeve të pasura me sheqer të thjeshtë si pjepri, ndihmon në prodhimin e serotoninës, e cila stimulon çlodhjen dhe qetësinë.
Dardha– Sheqeri që përmban, potasi dhe polifenolet luftojnë radikalet e lira dhe rregullojnë aparatin tretës si dhe janë të shëndetshme për sistemin kardiovaskular.
Kungulli– Na ndihmon për të pastruar organizmin, falë aksionit laksativ dhe kundër infeksioneve. Gjithashtu favorizon gjumin.
Specat- Janë të pasura me vitaminë C, dhe luajnë rol të rëndësishëm për një sërë patologjish, në mesin e tyre edhe kundër plakjes së parakohshme, kundër tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





