Transmetuar më 10-09-2014, 11:56

NOA.al, agjenci e lajmit online me më shumë vizitorë se sa çdo website tjetër në Shqipëri, sipas Institutit Shqiptar të Medias

Instituti Shqiptar i Medias (AMI), në një raport të tij mbi mediat online në Shqipëri, evidenton se Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.al, është më e ndjekura nga të gjithë shqiptarët.

Raporti pohon se NOA ka më shumë vizitorë se të gjitha faqet e tjera shqiptare në vend.

“NOA.al, e themeluar edhe kjo në vitin 2006, është konceptuar si agjenci e lajmit online dhe aktualisht ka më shumë vizitorë se sa çdo website tjetër që ka këtë profil”, – thuhet në raportin e AMI, që e gjeni këtu dhe në versionin anglisht, këtu.

Në raport gjithashtu thuhet se “agjencia private NOA publikon lajme nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia”. Raporti thotë se seksionet e faqes, ofrojnë një variacion lajmesh, temash të ngjashme me gazetat e përditshme, dhe media gjeneraliste të cilat nuk kanë ndonjë target të caktuar. Në raport pohohet se këto seksione përditësohen vazhdimisht dhe abonimi është pa pagesë”.

Duke e konsideruar në raportin e saj, NOA-n si “faqja më popullore”, AMI evidenton edhe se “kjo faqe ofron kryesisht lajme, disa prej të cilave edhe në formatin video” dhe shton: “Ndërkohë që faqja u ofron përdoruesve mundësinë të ndajnë përmbajtjen në mediat sociale”.

AMI – Albanian Media Institute (Instituti Shqiptar i Medias) u themelua në vitin 1995 me mbështetjen e DANIDA dhe asistencën e Shkollës Daneze për Gazetarinë. Gjithashtu instituti mbështetet nga shumë organizata prestigjioze ndërkombëtare si Swiss Development Agency, Fondacioni SOROS, IREX.

Ky institut është një nga aktorët kryesorë të shoqërisë civile në Shqipëri dhe një nga institucionet më të rëndësishme të gazetarisë në rajonin e Ballkanit.

NOA (News of Albania) është aktualisht në vitin e tetë të transmetimit. Ajo u themelua në Tiranë nga një grup gazetarësh. NOA është e vetmja agjenci kombëtare lajmesh në Shqipëri. Ajo ka në fokus ekskluziv raportimin e lajmeve duke ruajtur rigorozisht paanshmërinë dhe nxit debatin publik duke mbetur e hapur ndaj opinioneve që nuk përfaqësojnë domosdoshmërish vijën e saj editoriale.

NOA është gjithashtu e vetmja që ka Bordin e Etikës me emra të rëndësishëm nga bota publicistike, politike, e medias, etj.

NOA transmeton 24 orë në 24, shtatë ditë të javës lajme nga Shqipëria dhe viset shqiptare përtej kufirit. Gjithashtu transmeton lajmet kryesore nga bota.

Faqja vizitohet nga më shumë se dy milionë vizitorë unikë në muaj sipas statistikave të Google Analytics. NOA ka edhe kohëqëndrimin më të lartë në faqe për vizitor.

NOA është anëtare e disa organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të medias. Stafi i saj është i akredituar në të gjitha institucionet shtetërore të vendit, në disa kryesore të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës dhe Athinës. Gjithashtu NOA.al ka akses komunikimi zyrtar për informacion ndaj publikut edhe me zyrat e BE në Bruksel dhe NATO.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit