



Viteve të fundit janë përhapur shumë modelet e pantallonave të ngjitura pas trupit, kryesisht një model i preferuar nga femrat, megjithëse janë të shumtë edhe meshkujt që mbajnë pantallona shumë të ngushta.
Ndonëse mund të duken bukur, vlen të dihen edhe disa probleme që shkaktohen nga mbajtja e pantallonave tub të ngushta.
Këto modele pantallonash bllokojnë qarkullimin e gjakut si dhe përkeqësojnë celulitin. Por jo vetëm!
Pantallonat e tilla acarojnë lëkurën, shtrëngojnë nervat dhe deformojnë ecjen. Veçanërisht të dëmshme janë xhinset shumë të ngushta, pantallonat me copë të fortë dhe të ngjitura pas trupit. Edhe streçet me materiale elastike janë të dëmshme, por për shkak se jepen pas trupit, dëmi i tyre është më i vogël./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





