Transmetuar më 09-09-2014, 16:51

Prishtinë, 9 shtator 2014, NOA.al- Është arritur marrëveshja qeverisëse mes liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në Kosovë.

Kjo marrëveshje është përmbyllur me një dokument, i cili pritet të nënshkruhet nga të gjitha palët.

Mediat kosovare citojnë se një ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “Zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Në vijim palët angazhohen që të ndërmerren reforma institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve.

LDK-AAK-Nisma janë pajtuar me Lëvizjen Vetëvendosje që të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Lidhur me dialogun e Serbinë, thuhet se duhet të vlerësohen rezultatet nënshkruara deri më tani.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër më 10 shtator, koalicioni LDK-AAK-Nisma do të bëjë publike marrëveshjen më Lëvizjen Vetëvendosje./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit