
Tiranë, 9 shttaor 2014, NOA.al- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe pas saj tha se ndertuesit do te perballen me "monitorim ligjor me qëllim që të garantojmë që standarti i produktit të tyre të jetë as më pak e as më shumë se sa ai evropian. Shqipëria në fazën e saj të zhvillimit ka nevojë për cilësi dhe standarte më të larta".
Ministri tha se bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë që drejtohet nga biznesmeni Artan Dulaku, do të jetë shumëplanësh, do të zhvillohet në aspektin legjislativ, do të ketë një konsultim të vazhdushëm për reformat ligjore që do të realizohen, do të ketë një konsultim specifik për ligje dhe akte të ndryshme ligjore të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në këtë sektor.
“Një nga çështjet më akute është bashkëpunimi për ligjin e ri të prokurimit publik, i cili në fakt është edhe shkaku që ka sjellë një situatë absurde në zhvillimin e proceseve të tenderimit në Shqipëri duke ndikuar drejtëpërdrejtë te cilësia dhe standardi i realizimit të veprave tona që realizohen me para të taksapaguesve shqiptarë. Ka pasur situata absurde ku tenderat janë fituar me vlera edhe 40% nën vlerën e shpallur të tenderit gjë që nuk duhet të ndodhë më, pasi paratë publike, paratë e qytetarëve duhet të shpenzohen jo vetëm në mënyrë efiçente, por duhet të garantojnë cilësinë më të lartë të realizimit të veprave publike”, u shpreh Haxhinasto.
Ministri bëri me dije se është rënë dakord në parim që bashkëpunimi të forcohet edhe për arsye të monitorimit, të realizimit të veprave publike që do të thotë monitorim dhe vlerësim po pse jo edhe penalizim në të gjithë hallkat e realizimit të veprave publike.
Një tjetër aspekt bashkëpunimi, tha z.Haxhinasto, – do të jetë konsultimi për vepra të ndryshme, por edhe për plane zhvillimore pak më të gjëra. Ministria është shumë e hapur të mirpresë dhe të rrespektojë maksimalisht mendimin tejet të kualifikuar që kanë përfaqësuesit e kësaj shoqate por edhe mijra ndërtues, inxhinierë të tjerë që shoqata i ka në antarësinë e saj.
Një fushë tjetër e rëndësishme që ne do të mbajmë komunikim permanent do të jetë për të realizuar e mishëruar konkretisht një prioritet që ne i kemi vënë vetes që është organizimi dhe realizimi i mardhënieve të Partneritetit Publik dhe Privat në Shqipëri. Është një formë e cila ka funksionuar në vendet e tjera që do të thotë një angazhim i drejtpërdrejtë i komunitetit të ndërtuesve dhe financuesve të vendit në realizimin e veprave publike”, tha ndër të tjera ministri.
Haxhinasto deklaroi se sektori privat konsiderohet si partner, duke shtuar se sektori publik është në shërbim të sektorit privat, e ka atë partner për të realizuar objektivat e mëdha, pasi infrastruktura dhe shërbimet që duhen garantuar janë për t’u realizuar akoma./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





