Transmetuar më 09-09-2014, 15:20

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë më datat 27 dhe 28 Shtator Kongresin, pas përmbylljes së procesit e zgjedhjeve të brendshme të degëve të partisë.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, thotë se në këtë Kongres favorizon një pjesëmarrje sa më masive të anëtarësisë së partisë. Ai pohon se po shqyrtohet mundësia e përfaqësimit të drejtpërdrejt të anëtarësisë që do përfshinte të gjithë kryetarët e zgjedhur të degëve të partisë, si dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor PD-së.

Basha paralajmëroi në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në UTV News, një përballje të fuqishme me qeverinë “Rama” nëse nuk zbaton Kushtetutën e vendit. Tek intervista e mbrëmshme që gjendet e zbardhur më poshtë, z.Basha foli për rifillimin e protestave nëse mazhoranca nuk heq dorë nga arbitrariteti, ndërsa bëri të qartë se nuk do të ketë zgjedhje lokale me hartën e re territoriale. Basha njoftoi gjithashtu mbledhjen e Kongresit të PD-së në datat 27 dhe 28 shtator.

Si e keni konsideruar vizitën e z.Rama në Berlin përkrah Kancelares gjermane? Gjermania po shfaq interes për Ballkanin. Zonja Merkel nuk priti Edi Ramën, por Kryeministrin e Shqipërisë. Ajo që është për të ardhur keq është propaganda që iu bë asaj fotoje të konferencës për shtyp dhe Rama, sapo erdhi në Tirana e shtoi zullumin. Z.Rama është përgjegjës për kapjen e institucioneve në vend. Ai është përgjegjës për dhunimin e fjalës së opozitës në Kuvend, ai është përgjegjës për llogaridhënien, është përgjegjës për mosmbajtjen e premtimeve, është përgjegjës për dhënien e pushtetit njerëzve të inkriminuar. Ndaj erdhi fill pas një jave zyrtari i lartë i CDU-së, jo thjesht si një përfaqësues i një partie simotër, por si përfaqësues i Bundestagut gjerman. Mesazhet e tij shkonin përtej kësaj, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohen dhe se opozitës duhet t’i garantohet fjala e lirë dhe të mos dhunohet në Kuvend. E mirëkuptonte zyrtari i Merkelit bojkotin e opozitës? Ishte fare i qartë mesazhi. Opozita e ka vendin në parlament dhe nuk ka nevojë ta thotë zyrtari gjerman, e kam thënë vetë unë. Por nuk mund të dhunohet opozita. Zbatim i vendimeve të Kushtetutës, ndalim të dhunës në Kuvend, – ishte fare e qartë ajo çfarë tha zyrtari i Merkelit. Ne jemi vërtet të paduruar që të jemi në parlament, por është shumica Rama-Meta që e ka shtyrë opozitën drejt bojkotit. Ose vetëgjyqësi, ose konfrontizëm. Arsyeja jonë është ruajtja e parlamentarizmit. Kjo mazhorancë kërkon një opozitë gojëmbyllur, por ne nuk jemi një opozitë që biem pre e dhunimit, sepse nuk do të bënim gjë tjetër veçse do të dhunonim parlamentarizmin. Kjo opozitë, vazhdon ta njohë këtë parlament si legjitim, apo bojkoti bëhet se kjo mazhorancë nuk zbaton vendimet kushtetuese? Ne duam të jemi në parlament. Ne duam të jemi në një parlament të vërtetë dhe jo fals. Ne i kemi detyrat të ndara, si mazhoranca, edhe opozita. Ne kemi të drejtën e kontrollit, komisioneve dhe të drejtën e fjalës. Të tjerët pastaj i vendos vota dhe kjo është demokracia. Sot ndodhemi në një parlament i cili votoi më 31 korrik për të administruar krimin e vjedhjes së votës në Korçë, në një parlament i cili mohoi komisionin për hetimin e administratës për shkak të të inkriminuarve, mohoi komisionin për vjedhjen e serverave. Parlamenti nuk zbaton vendimet kushtetuese; atëherë, farë mbetet? Kemi aspektin tjetër, atë të fjalës së lirë; opozita denoncon kriminalitetin, njerëzit që Rama i ka sjellë me vullnetin e tij dhe që i urdhëron që të dhunojnë opozitën. Atëherë, ne të shkojmë aty dhe të mbyllim gojën? Jo, ne nuk e kemi bërë kurrë dhe s’e bëjmë as tani. Të konfrontohemi? Ne nuk mund të matemi grusht me grusht. Ata që godasin pas shpine janë frikacakë. Nuk është fjala aty, por bëhet fjalë për fatet e vendit dhe nëse ai institucion kthehet në një arenë gladiatorësh, bëhet një rrezik për shqiptarët. Është një shans për reflektim, për të rikthyer normalitetin. Kush janë kushtet që ju të riktheheni në Kuvend? Me veprimet e saj mazhoranca rrezikon bashkëjetesën demokratike. Ka konfrontim, i cili merr përmasa të paimagjinueshme. Disa i ka kaluar vendi. Investimi ynë nuk është për këtë, por të vazhdojë parlamentarizmi. Po nëse mazhoranca nuk ju lë mundësinë e.. Ne kemi mundësinë si demokratë që të marrim vendimet tona, dhe po e bëjmë këtë me përkushtim dhe luajalitet ndaj shqiptarëve. Ajo që ne kemi si detyrë është që të sillemi me përgjegjësi maksimale. Nuk bëhet fjalë për një deputet, por për fatet e vendit. Ata që i bëjnë llogaritë se opozita iu duket e tepërt, e kanë gabim, dhe unë jam i vendosur që Shqipëria të arrijë aty ku duhet. Dhe nëse ata mendojnë se Shqipërinë mund ta qeverisin pa opozitën, gabojnë; ata do të marrin largimin e tyre nga pushteti me çdo mënyrë demokratike. Largimi i një mazhorance është vetëm vota… E di shumë mirë se cila është mënyra, por nëse vendi shkon drejt asgjësimit të shtetit ligjor, asgjësimit të opozitës apo përpjekjeve të tjera që bien ndesh me Kushtetutën e vendit, atëherë ka mënyra të tjera. Kur do të rikthehet opozita në Kuvend? Ne jemi të paduruar që të rifillojmë jetën tonë parlamentare, por qartësisht duhet të ketë një reflektim të thellë, që duhet të nisë me zbatimin pa asnjë debat të vendimeve kushtetuese dhe me një falje të personit që ka futur në parlament njerëzit e inkriminuar në Kuvend. Kjo dhe vetëm kjo mund të vendosë parametrat e duhur në Kuvend. Z.Rama është shprehur se “jam gati të takohem me z.Basha, por nuk bëj më ftesa”… Unë e kam kulturë timen profesionale që nuk e përjashtoj dialogun, përkundrazi e pranoj. Por ajo që tha ishte një demagogji. Është presidenti ai që propozon Guvernatorin e Bankës dhe e voton Kuvendi. Ka pasur një takim me presidentin dhe është shprehur se ‘është për një guvernator jashtë politikës’ dhe e përshëndes nëse është kështu, por unë dyshoj. Nëse do të kishte pasur me të vërtetë një përkushtim për të normalizuar gjendjen, atëherë mund ta kërkonte këtë takim para se të rrëzonte dekretet e presidentit. Mund ta kërkonte para se të votonte ligjet e 31 korrikut. Nëse do të kishte një përkushtim për një takim me kreun e opozitës, atëherë mund ta bënte këtë para se të bënte tortën, ndarjen e re të vendit. Por nuk ka asnjë përkushtim. Unë s’kam asnjë kundërshtim për ta takuar, as atë, as z.Rama, por ftesë është në tagrin e demagogjisë. Të marrin përgjegjësitë fajtorët, por askush të mos ndëshkohet padrejtësisht. Nëse oligarkët Rama-Meta shtijnë në dorë Bankën e Shqipërisë, do të ketë pasoja fatale, jo vetëm për bankat e tjera, bizneset, por dhe për qytetarët shqiptarë; mund të ketë një shkrirje të sistemit bankar. Lubonja thotë se ‘politika vendosi të bëjë një kokë turku’, siç ndodhi me Fullanin… Mendoj se u shpreha qartë për këtë çështje. Ka ndodhur një skandal, siç është ai i vjedhjes së Bankës. Është një skandal i papranueshëm, kriminal. Kemi inkurajuar organet e drejtësisë që, kushdo qofshin duhet të vihen para përgjegjësisë ligjore. Në këtë kuadër, askush nuk mund t’u shmanget përgjegjësive ligjore dhe askush nuk mund të ndëshkohet padrejtësisht. Ky është qëndrimi ynë. Ne presim procesin e drejtësisë në të gjithë hapat, i cili besojmë se do të fjalë qartë për përgjegjësitë ligjore. Uroj që në fund të këtij procesi askush të mos i shmanget përgjegjësisë ligjore dhe askush të mos ndëshkohet padrejtësisht. Aktorët politikë po investojnë për kapital të tyre, se dikush po hedh gurin dhe po fsheh dorën. Të vendosin para ligjit këdo dhe pavarësisht se kush është, kjo i shërben vendit! Kur do të jeni në shesh me protesta? Opozita shqiptare ka qenë më shumëplanëshja që vendi ka parë ndonjëherë. Ka qenë e pranishme në Kuvend, në media, në debate, në tryeza, ka qenë pranë qytetarëve shqiptarë dhe me qytetarët shqiptarë. Ne kemi qenë një opozitë në mbështetje të disa kauzave të rëndësishme, siç ishte ajo për reformën territoriale etj. Kjo është historia njëvjeçare e opozitës dhe kështu do të vazhdojmë të jemi. Natyrisht duam të jemi në parlament, por jo në këto kushte. Do të jemi në krye të protestave nëse kjo qeveri synon të varrosë problemet e shqiptarëve, papunësisë, listat, të rënies së konsumit, të mungesës së perspektivës, apo krahun e lirë të punës; për këto çështje do të jemi me qytetarët dhe bashkë me ta do jemi në krye të protestave, për t’i bërë të përgjegjshëm këta qeveritarë të papërgjegjshëm. Kur do të nisë fillimi i sezonit të protestave? Ne do ta shtrijmë aksionin politik në të gjitha drejtimet dhe këto i lidh një shkak. Pse jemi në këtë gjendje sot, të ekonomisë, papunësisë, arbitraritetit, goditjes së biznesit, mungesës së transparencës; pse jemi në këtë gjendje sa i përtret shëndetësisë etj. Dhe në kushte të tilla, duan t’i mbyllin gojën opozitës! Rama-Meta ndihen se nuk kanë pse t’i japin llogari askujt. Por atëherë, si zgjidhet kjo? Atëherë zgjidhet duke e vënë këtë mazhorancë para detyrimit për zbatim të ligjit, që t’u nënshtrohet institucioneve të pavarura, të ndërtojë një raport me qytetarët, ose përndryshe kjo qeveri humbet gjithçka nga legjitimiteti i saj. Ne jemi në procesin e hartimit të një plani me aleatët tanë, me gjithë faktorët shoqërorë. Disa prej protestave lokale kanë nisur. Kemi një tjetër aksion për referendumet për reformën territoriale, dhe produkti do të jetë ai që do të kërkojnë qytetarët shqiptarë. Ata nuk janë pyetur. Është oligarkia rajonale që po bëhet për të shmangur një tjetër llogaridhënie. Kur do të mblidhet Kongresi i PD-së? Kongresi i PD-së do të jetë në datat 27 e 28 shtator dhe konfirmohet përmes udhëzimit. Për sa u përket delegatëve, kjo po diskutohet. Po shqyrtojmë përfaqësimin më të drejtpërdrejtë të anëtarësisë së PD-së, kryetarët e zgjedhur, kryesitë e degëve të reja dhe kategoritë e tjera të përcaktuara në statusin e partisë. Do të jetë një përmbyllje e denjë e PD-së. Sa i përket vendit ku do të mbahet kongresi, kjo është çështje organizative. Do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale? Opozita nuk i largohet asnjë sfide, por nëse kjo mazhorancë, – edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri mendon se mund t’u imponohet shqiptarëve, – merr përsipër të asgjësojë zgjedhjet, merr përsipër të dhunojë opozitën në Kuvend apo të imponojë zgjedhje në tavolinë, zgjedhje ky vend nuk ka për të pasur. Ose ka për të pasur zgjedhje të lira, ose zgjedhje të tjera nuk ka për të pasur! Në momentin që Rama apo dikush tjetër hedh një hap në këtë drejtim, përballja do të jetë e fuqishme dhe deri në fitore. Ne zgjedhjet nuk i japim për asnjë çmim. A e njihni hartën e re territoriale? Ne nuk e njohim këtë hartë territoriale. Zgjedhje me këtë hartë territoriale nuk ka dhe nuk do të ketë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit