Transmetuar më 09-09-2014, 13:26

Nëse shikoni këto foto, me siguri që do të viheni në dilemë dhe do të keni dyshimet tuaja, për të përcaktuar se çfarë prezantojnë. Nëse bëhet fjalë për njerëz apo për alienë.

Sfondi i errët, pikturë e bërë në të bardhë, kontrasti në maksimum. Është një rrotullim prej 180 gradësh i pamjes së një njeriu. Fotografja Anelia Loubser ka vendosur të ndryshojë prespektivën në pamje të parë të një portreti njerëzor, duke zhvendosur disa elemente të saj.

Ajo ka krijuar diçka ndryshe, e cila i bën të ndalen dhe të shikojnë me vëmendje pikturat e saj, nga më i vogli tek më i madhi. Ka krijuar femra dhe meshkuj me kokën poshtë, në koleksionin e quajtur “Alienation”. Loubster është një fotografe nga Cape Town, Afrika e Jugut. Për më shumë ju ftojmë të klikoni në galeri për të parë fotot. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit