
Shkodër, 9 shtator 2014, NOA.al – Një 17 vjeçare në qytetin e Shkodrës është detyruar të kërkojë ndihmë në polici, pas dhunës së ushtruar në mënyrë sistematike mbi të, nga bashkëshorti.
Burime nga policia bëjnë me dije se 17 vjeçarja e identifikuar si M.N., banuese në Komunën Gur i Zi në Shkodër, ka mbërritur në polici dhe ka kallëzuar bashkëshortin e saj, i cili, sipas të resë, prej disa kohësh ushtron në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike mbi të.
Mësohet se është plotësuar kërkesë-padia ndaj 39 vjeçarit Pjetër Ndreca, bashkëshortit të të dhunuarës si dhe është lëshuar urdhri i mbrojtjes për M.N.. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





