Transmetuar më 09-09-2014, 11:58

Në këtë planet ekzistojnë artistë të cilët janë me të vërtetë të aftë dhe që arrijnë ta shprehin talentin e tyre në mënyrë vërtetë origjinale. I tillë është edhe Michael Fennel, i cili përdor tymin për të krijuar pikturat e tij.

Ky artist i pazakontë ka arritur që këto 16 vitet e fundit të zhvillojë një teknikë vërtetë të veçantë dhe në një farë mënyrë, të fshehtë, e cila i lejon të manipulojë tymin në panelet prej druri.

Nuk është artisti i parë që përdor tymin në veprat e tij të artit, por me siguri është një teknikë e cila kërkon një nivel shumë më të lartë aftësish, në krahasim me të tjerët.

Ai vetë shpjegon se përdorimi i tymit të krijon shumë vështirësi dhe mjaft kufizime. Sipas tij, fakti që është shumë i përqendrueshëm, krijon rreziqe të mëdha për të djegur veprën që mund të jesh duke kompozuar.

Gjithsesi, ky art lejon që veprat të kenë një aspekt tërësisht të ndryshëm nga të gjitha veprat e tjera të artit. Vetë ngjyrat marrin nuanca krejt të veçanta të cilat nuk mund të krahasohen me asnjë lloj teknike tjetër të përdorur. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit