Transmetuar më 09-09-2014, 11:15

Krujë, 9 shtator 2014, NOA.al – Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë ditës së sotme, duke u vetëvarur në qelinë e burgut.

Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se Ziza është shpëtuar nga një prej rojeve në burgun e Zaharisë në Krujë. Gjykata ka dhënë vendimin “burgim i përjetshëm” për të riun Ziza.

Ai është autori i vrasjes së 10 vjecarit Bekim Cenga në Peshkopi në vitin 2007. Policia e Dibrës, prangosi si autorin e dyshuar të vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Cenga, Shpëtim Zizën, në atë kohë 19 vjeç, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, fqinjë me viktimën.

Ai e ka pranuar kryerjen e krimit, duke pohuar se e kishte u përdhunuar, goditur e më pas mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh. Policia tha se 19-vjeçari është një i sëmurë psikik me kartelë mjekësore. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit