Transmetuar më 09-09-2014, 10:33

Thuajse të gjithë duan t’i thonë: “Luaj ende diçka tjetër Jose”, sapo e dëgjojnë për herë të parë duke luajtur në piano. Ai është 9 vjeç dhe i lindur i verbër, por me sa duket do të jetë një nga yjet e ardhme të muzikës xhaz jug-amerikane, i aftë të luajë në mënyrë të përsosur edhe notat më të vështira e të paarritshme nga artistë të dalluar.

Për të voglin Jose Andre Montanho gjithçka nisi kur mori si dhuratë një bateri në qytetin Totora në Bolivi, në moshën 4 vjeçare. Që nga ai moment, dashuria e tij për muzikën sa vinte dhe rritej. Është pikërisht kjo ndjenjë e cila pritet ta çojë shumë lart në të gjitha aspektet. Ai ka qenë në disa turne në shumë qytete të mëdha si në La Paz, Santa Cruz dhe Cochabama.

Në videon që po emocionon të gjithë në rrjet, Jose luan në praninë e këngëtares Veronica Perez, një adhuruese e tij e madhe. “Jose është i aftë të tregojë shpirtin e vërtetë të xhazit dhe se si duhet të luhet me lirshmëri kjo muzikë. Ai di të improvizojë më së miri”, ka thënë këngëtarja. /a.s/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit