Transmetuar më 09-09-2014, 09:54

Elbsan, 9 shtator 2014, NOA.al – 8 persona janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë qenë duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi, ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Burmime nga blutë e këtij qyteti bëjnë me dije për NOA.al se është arrestuar 34 vjeçari Vasil Bezhani, i cili ka qenë drejtuar mjetin e tij, motor tip Honda pa targa. Gjithashtu, Besnik Rrapi, 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë Elbasan është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, duke drejtuar mjetin motor tip Daycon me targa greke XKM 0942.

Në të njëjtën ditë janë arrestuar në flagrancë Taulant Murtiri, 26 vjeç, Erald Bendaj, 24 vjeç, Erjon Musta, 23 vjeç, Elton Mehmeti, 33 vjeç, Esmeraldo Metushi, 18 vjeç si dhe Ardian Shtylla, 25 vjeç. Gjithë të sipërpërmendurit nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës për drejtimin e mjeteve të cilat drejtonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit