Transmetuar më 09-09-2014, 09:27

Korçë, 9 shtator 2014, NOA.al – Një burrë i moshës 52 vjeçare është gjetur i varur në banesën e tij në qytetin Korçës, në rrethana misterioze.

Trupi i pajetë i viktimës, i cili është identifikuar me inicialet N.M., është gjetur nga familjarët në garazhin e makinës në banesën e tij, në lagjen 4 në qytetin juglindor, ditën e djeshme.

Janë ende të paqarta arsyet e një veprimi të tillë. Trupi i 52 vjeçarit u transportua për në morgun e spitalit të Korçës, ku u kryen veprimet e para hetimore. Policia bën me dije se po punon për zbardhjen e çështjes. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit