Një efektiv i policisë së Hasit ka vrarë me armën e shërbimit një shtetas pas një konflikti për çështje pronësie.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 të ditës së sotme në fshatin Golaj ku Qazim Brati, ka qëlluar me armë zjarri 34-vjeçarin Asllan Dauti.
I plagosuri është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë pak më vonë për shkak të plagëve të marra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit të vrasjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
I dyshuari i vetëm i vrasjes Qazim Brati, është punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale te Kufirit dhe migracionit Kukës.
Hetimi paraprak nxori se mes autorit të dyshuar dhe viktimës kishte një konflikt shtatëvjeçar për çështje prone.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





