Transmetuar më 09-09-2014, 08:43

Këngëtarja shqiptare, Anjeza Shahini, e cila është bërë e njohur falë talent show-t “Ethet e së premtes”, nëpërmjet komunikimit përmes rrjetit social Instargam, ka dhënë disa detaje nga projekti i saj më i ri.

Fillimisht, shqiptarja që prezantoi e para Shqipërinë në Eurovizion dhe e renditi vendin tonë në vendin e shtatë, e ka nisur prezantimin e projektit të fundit nëpërmjet një fotoje, në të cilën ajo shfaqet duke bërë tualetin.

“And it strarts aways with the make up”, ka shkruar ajo në Instagram dhe njëkohësisht ka bashkangjitur një foto. Më tej, Shanini prezanton edhe detaje të tjera, siç është titulli i këngës më të fundit. Ajo mendohet se do të quhet “Magnet”.

Duket se këngëtarja është ende duke punuar për realizimin e klipit të këngës. Nuk dihet se kur do të bëhet publike për fansat, por pamjet tregojnë se do të jetë diçka e veçantë, siç di vetëm Shahini të realizojë. /a.s/noa.al    

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit