Transmetuar më 08-09-2014, 21:29

Kurbin, 8 shtator 2014, NOA.al – Policia ka mundur të arrestojë mbrëmjen e sotme një 48 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim dhe i akuzuar për “vrasje me dashje”.
Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se në pranga ka rënë Vorf Gjergji. Mësohet se i sipërpëmrenduri, pas një konflikti, ka plagosur vëllanë e tij, Jani Gjergji.
Autori i shpallur në kërkim është shoqëruar për në ambientet e komisariatit. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar organeve të Prokurorisë. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





