Transmetuar më 08-09-2014, 21:30

Nga studime të ndryshme është dalë në përfundimin se të gjitha femrat, të paktën një herë në jetën e tyre janë shtirur se janë duke kaluar orgazmën, ndërsa për shumë të tjera, ky është bërë një fenomen normal.

Zakonisht meshkujt nuk e vënë re një gjë të tillë dhe as nuk e kuptojnë se cila është arsyeja që ato duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga arsyet kryesore të këtij veprimi.

Femrat mund të jenë shumë më shumë shprehëse – Shpesh ato kënaqen edhe me pak dhe e kanë më të lehtë t’i shprehin ndjenjat e tyre.

Për të mos lënduar partnerin– Sipas tyre, nëse nuk arrijnë në orgazmë, meshkujt mund të mendojnë se janë të paaftë t’i kënaqin dhe në këtë mënyrë do të ndihen keq.

Nuk dinë të shprehin dëshirat e tyre – Duke mos qenë dhe aq të afta për të shprehur se çfarë i bën të ndihen mirë në shtrat dhe normalisht, çfarë i çon në orgazmë, ato shpesh shtiren dhe stimulojnë.

Shtiren sepse mërziten – Shpesh ndodh që femrat të mos jenë të gatshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Një orgazmë e shtirur, e ardhur si pasojë e raportit të detyruar, i “gënjen” meshkujt dhe i bën ata të mendojnë se çdo gjë shkoi mirë.

Sepse kanë turp – shpesh femrat ndihen në siklet dhe kanë turp nga zhurmat që lëshojnë apo edhe nga pamja që merr fytyra e tyre gjatë orgazmës. Ato shtiren se janë duke kaluar orgazmë, në mënyrë që të kontrollojnë ndjesitë.

Sepse nuk kanë kaluar kurrë orgazmë – Edhe pse mund të duket e pabesueshme, ka shumë femra të cilat nuk kanë arritur ta provojnë kurrë kënaqësinë maksimale dhe nuk kanë arritur kurrë në orgazmë. Ato mund të simulojnë gjatë gjithë kohës, për të mos treguar mungesën që kanë pësuar. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit