Transmetuar më 08-09-2014, 18:02

Një vajzë e moshës 5 vjeçare ka mbërritur me urgjencë në spital pasi ka pasur dhimbje të forta në stomak. Gjithçka nisi kur 5 vjeçarja Millie Wallis filloi të kishte dhimbje papritur, gjë e cila i gjeti doktorët të papregatitur dhe nuk mund të tregonin një diagnozë të saktë.

Prindërit e çuan të voglën në Blackpool’s Victoria Hospital, duke dyshuar se ajo mund të ishte prekur nga tumori në stomak. Pas analizave të shumta, doktorët dolën në përfundimin se ajo kishte një top me qime në stomak, gjë e cila i shkaktonte dhimbje. Vajza vuante nga  një sëmundje e rrallë e njohur si Rapunzel Syndrome.

Ajo kishte gëlltitur prej kohësh pjesë nga flokët e saj, deri sa ishte krijuar një top me qime, gjë që i kishte ngacmuar edhe stomakun, duke i shkaktuar dhimbje, për shkak të ngadalësimit të funksionimit të këtij organi. Gjithçka mendohet se ka nisur në moshën 3 vjeçare.

Mjekët arritën t’i nxjerrin topin me flokë nga barku dhe janë duke e mbajtur nën vëzhgim intensiv. Në të gjithë botën raportohen vetëm 27 raste me këtë sindromë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit