
Has, 8 shtator 2014, NOA.al- Konflikti për pronën ka bërë që dy persona të konfliktohen dhe si pasojë, një person ka humbur jetën.
Autori i ngjarjes, 47 vjeçari Qazim Brati, i cili është punonjës Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 35 vjeçarit Asllan Dauti, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.
Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Golaj në qytetin e Hasit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





