Transmetuar më 08-09-2014, 15:23

Gjirokastër, 8 shtator 2014, NOA.al- Policia e Gjirokastër gjatë një operacioni antidrogë, ka ndaluar tre persona.

Gjatë natës së lënë pas janë konstatuar disa persona që lëviznin në fushën poshtë fshatit Bularot, duke transpoortuar nga një çantë shpine, e dyshuar me lëndë narkotike.

Efektivët e policisë u janë afruar dhe kanë bërë thirrje të ndalojnë, ndërsa personat që transportonin ngarkesën kanë hapur zjarr drejt tyre. Në ndihmë të policisë kanë mbërritur efektivë të krimeve të rënda dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se pas disa orësh kërkimesh, u bë e mundur që të identifikohen dhe arrestohen A.Velo, B.Jeshilaj dhe S.Memaj, nga Fieri, të dyshuar si personat që qëlluan ndaj policisë.

Nga kontrolli në çanta u zbulua lëndë narkotike e lljit marijuanë, me një peshë totale prej 107 kilogramë. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua lënda narkotike, tre gëzhoja, një fishek dhe një çantë me ushqime.

Ndërkohë arrestimi i tre të rinjve u bë për veprat penale, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e ngelur në tentativë”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”./a.y/noa.al/

Qëndrimi i policisë

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Më pas ne ndihme të Policisë Kufitare kanë shkuar forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe FNSH.

Grupi Operacional i Policisë Kufitare sulmohet me armë nga transportuesit e lëndës Narkotike.

Sekuestrohen katër çanta me Mariuanë gjithsej 107 Kg.

Sekuestrohen tre gëzhoja , një fishek , një çantë me ushqime dhe një xhup.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas si autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë dhe trafikut të lëndës narkotike.

Më datën 07.09.2014, rreth orës 23.00, Grupi Opreacional I Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër gjatë patrullimit kanë konstatuar se në fushën poshtë fshatit Bularat , disa persona po transportonin disa çanta shpine ku mund të ishin të mbushura me lëndë narkotike.

Menjëherë grupi operacional i Policisë Kufiatre është afruar në drejtim të tyre ku ju ka bërë thirrje të ndalojnë.

Në momentin që Policia Kufitare ju ka bërë thirrje të ndalojnë, personat që transportonin çantat kanë hapur zjarr në drejtim të grupit Operacional të Policisë Kufitare.

Grupi Operacional i Policisë Kufitare u është kundërpërgjigjur me armë .

Personat e që hapën zjarr dhe transportonin çantat kanë braktisur çantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Në ndihmë të Policisë kufitare kanë shkuara forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Specialistët e Antidrogës , të Krimeve të Rënda , FNSH dhe grupi Hetimor.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur kapja e tre shtetasve të dyshuar si autorë të cilët janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi i tyre si autorë të dyshuar të kësaj ngjaje dhe konkretisht:

• A.Velo , i datëlindjes 1987 nga Fieri.

• B.Jeshilaj , i datëlindjes 1986 nga Fieri

• S.Memaj, i datëlindjes 1986 nga Fieri.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar katër çanta shpine të mbushura me nga tre pako të mëdha me lëndë narkotike , gjithsej 107 kilogramë Mariuanë.

Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar tre gëzhoja, një fishek , një xhup dhe një çantë me ushqime.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve te Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ngelur ne tentativë”, “Trafikim të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të parashikuara nga nenet 79 gërma b, 22, 283/a dhe 278 të Kodit Penal.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit