Transmetuar më 08-09-2014, 14:39

Krujë, 8 korrik 2014, NOA.al- Një grabitje me dhunë ka ndodhur në një pikë karburanti në Krujë.

Gjatë natës së lënë pas nisi procedimi penal pa autor për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, sepse në fshatin Derven të Krujës, tek një pikë karburanti, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 110 mijë lekësh shitësit të karburantit N.Gj., 21 vjeç, banues në Derven.

Lidhur me ngjarjen u kryen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit