





Fama dhe suksesi i Cristiano Ronaldos janë në rrezik, dhe kjo gjë vihet në dyshim nga shoku i tij i skuadrës, James Rodriguez. Blerja e fundit e Real Madrid, është zgjedhur si mashkulli më seksi në botë.
Futbollisti kolumbian i cili gjatë verës kaloi te ekipi i Real Madrid për 80 milionë euro, u vlerësua nga versioni spanjoll i revistës “People” si mashkulli më seksi në botë.
Krahas suksesit dhe tërheqjes që krijon te femrat, nëna e James, Maria del Pilar Rubio thotë se, “Gjëja e bukur e James, është se ka mbetur gjithmonë i njëjti, pavarësisht se është bërë një futbollist i rëndësishëm, pavarësisht famës dhe suksesit. Karakteristika e tij më e pabesueshme, është përulësia”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





