Transmetuar më 08-09-2014, 11:32

Tiranë, 8 shtator 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me Guvernatoren e komanduar në Bankën e Shqipërisë, Elisabeta Gjoni.

Ky takim është i dyti në harkun e 24 orëve, pasi gjatë ditës së djeshme, kreu i qeverisë zhvilloi një tjetër takim për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani.

Gjatë takimit të djeshëm Rama i shprehu Gjonit qëndrimin e qeverisë dhe të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit, respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur.

Kryeministri shprehu po ashtu, besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurt dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Anulohet seanca dëgjimore, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH në Prokurori

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit