Transmetuar më 08-09-2014, 11:09

Librazhd, 8 shtator 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës nëntë vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj.

E mitura e idektifikuar si Jorida Mojsja kishte hyrë për tu larë, ku teksa bënte dush e ka zënë korrenti.

Siç raporton Noa.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.2 Librazhd në banesën e saj, ku Mojsja duke u larë nga pakujdesia ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë prindërit ata që e kanë gjetur të pajetë, pasi vogëlushja po vononte të dilte nga dushi.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të saj./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit