
Të paktën 10 punëtorë humbën jetën, ndërsa një person tjetër është plagosur, në një shesh ndërtimi në qendër të Stambollit, kur nga kati i 32-të i godinës në ndërtim ka rënë ashensori.
Kryetari i bashkisë së Stambollit, Huseyin Avni Mutlu tha se ngjarja ndodhi në lagjen Mecidiyekoy në rrethana qw mbeten tw paqarta.
Ai tha se tetë persona janë arrestuar në lidhje me këtë incident. "Një hetim është duke u zhvilluar, dhe numri i atyre në paraburgim mund të rritet”, – shtoi Mutlu.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu shprehu ngushëllimet për incidentin vdekjeprurës, ndërsa theksoi se hetimet do të zbatohen në mënyrë të hollësishme.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Turqia zë vendin e tretë në botë për numrin e fatkeqësive në vendin e punës.
ILO thotë se 18 nga 100,000 punëtorë të siguruar vdesin çdo vit në aksidentet në punë në Turqi, shifër kjo, shtatë herë më e madhe se mesatarja e BE-së që është 2.5.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





