Kosova arrin fitoren e parë në arenën ndërkombëtare. Në miqësoren e luajtur sot në stadiumin e Mitrovicës, përfaqësuesja kosovare e futbollit fitoi 1-0 ndaj Omanit, me një penallti të realizuar në minutën e 84-t.
Në 4 ndeshje miqësore, pas lejimit nga FIFA, Kosova ka regjistruar 1 fitore me Omanin, 1 barazim me Haitin, si dhe dy humbje me Turqinë e Senegalin.

Sulmuesi Imran Bunjaku me golin e tij nga pika e bardhë në minutën e 84, ia siguroi fitoren e parë Kosovës në sfidat ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së.
Në pjesën e dytë të lojës, mysafirët u treguan me të rrezikshëm, mirëpo në finish të ndeshjes, përfaqësuesja jonë me një angazhim maksimal ia doli që të gjejë rrugën e golit përmes Bunajkut, i cili shënoi nga pika e bardhë pasi që më parë një lojtar i Omanit luajti më dorë brenda zonës së rrezikshme.
Në 4 ndeshje miqësore, pas lejimit nga FIFA, Kosova ka regjistruar 1 fitore me Omanin, 1 barazim me Haitin, si dhe dy humbje me Turqinë e Senegalin.
Në bazë të një vendimi të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Kosovës i janë lejuar ndeshjet miqësore, por jo edhe ato të garave kualifikuese për kampionate ndërkombëtare.
Urimi i kryeministrit
Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka uruar ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozët e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në futboll.
“Uroj ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozët e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në historinë e saj. Lojërat miqësore në kuadër të kalendarit zyrtar të FIFA-s janë të dobishme dhe përmirësimet e ekipit me historinë më të njomë janë evidente. Kosova medoemos do të merr pjesë në kualifikime në kampionate të UEFA dhe FIFA dhe uroj që të ketë shumë replikime të kësaj fitore. Faleminderit edhe lojtarëve nga vendi mik i Omanit për vizitën shtetit tonë. Me fat kundër Panamasë dhe Kanadasë në lojërat e radhës”, – shprehet z. Thaçi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd