



Tiranë, 7 shtator 2014, NOA.al/Përditësuar/ –Gjykata ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg” për ish Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani. Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin në mungesë të marrë më parë për këta dy zyrtarë.
Avokati mbrojtës i Fullanit, Maksim Haxhiaj, në një deklaratë për mediat bëri me dije se do të kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe do të apelojnë. Sipas tij, nuk duhej të ishte marrë masa e sigurisë në mungesë, duke qenë se Fullani është një person i njohur dhe me adresë të përcaktuar.
“Masat ekstreme zbatohen në kushte ekstreme. Nuk është person me rrezikshmëri të lartë dhe akuza “shpërdorim detyre” dënohet me maksimumi deri në 7 vjet burg. Nuk e pranojmë akuzën. Të hënë do të apleojmë çështjen”, ka thënë avokati Maksim Haxhiaj.
Fullani e Golemi mbërrijnë në gjykatëIsh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish Krye Inspektorja e Bankës, Elivar Golemi, kanë mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku ka nisur seanca gjyqësore ndaj tyre dhe do të jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit.
Vetëm pak minuta më parë ish Guvernatori dhe ish Inspektorja e Përgjithshme kanë mbërritur nëpërmjet fugonit të policisë në ambientet e gjykatës, ku do të gjykohen nga gjykatësja Blerina Muça.
Të dy kanë qenë të qetë në momentin e hyrjes në gjykatë. Më parë është parë në këto ambiente edhe avokati Maks Haxhiraj, i cili mbron interesat e ish Guvernatorit Ardian Fullani. Interesimi i medieve në lidhje me këtë seancë gjyqësore ka qenë i madh, por ato nuk janë lejuar të hyjnë në sallë.
Duket se do të jetë një seancë me dyer të mbyllura, për të respektuar sekretin hetimor. Fullani dhe Golemi akuzohen për shpërdorim detyre. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





