
Më sensuale se kurrë. Është ndier prej kohësh aroma e dasmës, atmosfera e së cilës ka qenë në ajër këto kohët e fundit. Elisabetta Canalis, në disa foto përpara ceremonisë martesore, është shfaqur si një femër joshëse në mënyrë natyrale dhe tepër seksi.
Të jetë duke menduar për Brian Perri, të cilin do ta takojë në altar pas rreth një jave? E veshur me një badi të zi ajo tregon dekoltenë e bëshme dhe këmbët e zhveshura të holla, plot feminilitet. Në gisht mban ende unazën e fejesës.
Martesa mes saj dhe Brian Perri pritet të realizohet të dielën e ardhme. Canalis, pas punëve të shumta në Milano, prapaskenave për një fushatë të re të kompanisë së veshjeve Talco përballë aparatit të fotografit Mario Gomez, mbrëmjeve me miqtë dhe disa blerjeve të shumta, është kthyer në Sardenjë, ku po merret me detajet e dasmës së saj. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





