Transmetuar më 07-09-2014, 09:36

Mjaft më me përdorimin e mishit. Mbreti i kuzhinës franceze, Alain Ducasse ka ndërruar gjithçka dhe në emër të ushqimit në mënyrë të shëndetshme, ka larguar nga menyja mishin, për t’i lënë vend peshkut, perimeve dhe drithërave.

“Planeti ynë ka burime mjaft të rralla dhe të kufizuara. Duhet të konsumojmë në mënyrë që të ruajmë burimet tona”, ka shpjeguar ai pak ditë para rihapjes së restorantit me tre yje “Michelin” në hotelin luksoz në Paris në afërsi të Champs-Elysee.

Pra, ai ka ndaluar përdorimin e mishit, por jo vetëm. “Tendenca botërore është konsumi i sheqerit e yndyrnave. Unë dua të krijoj një meny më të thjeshtë. Fiksimi dhe njëkohësisht dëshira ime më e madhe është të heq nga tavolina sheqerin”, ka thënë Ducasse.

Revolucioni i tij në meny përfshin edhe biologjiken. Në restorantin e tij do të shërbehen perime të freskëta biologjike, të cilat do të mblidhen në afërsi të kështjellës së Versajës si dhe peshk i kapur brenda të gjitha kushteve të lejueshme. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit