
Dëshirat dhe fantazitë e tij kanë nisur që në fëmijëri, moment në të cilin ai ëndërronte me sytë hapur. Dhe në fakt nuk kishte aspak faj, pasi çdo fëmijë, kur ndikohet nga “gënjeshtrat” e bardha që i thonë të tjerët, nis të fantazojë.
“Kur isha i vogël më thonin se forma e reve ishte krijuar nga një kloun që jetonte në qiell dhe që për të argëtuar fëmijët, modelonte “topat” e reve”, është shprehur artisti Martín Feijoó.
Ka qenë pikërisht ky kujtim fëminor ai që e ka frymëzuar gjatë udhëtimit të tij në Meksikë. Ai ka fotografuar qiellin dhe më pas i ka dhënë atij format që imagjinonte. Rezultati është seria e fotove të ilustruara, që ju mund t’i shikoni duke shfletuar galerinë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





