Transmetuar më 06-09-2014, 19:38

Të vdekurit jetojnë në zemrat tona dhe në mendjet tona, por në një fshat indonezian, i vdekuri vazhdon të ecë në tokë, apo thënë ndryshe moda e zombit.

Familjet në Toraja në jug të Sulawesi, zhvarrosin trupat e vdekur të të afërmve të tyre i pastrojnë dhe më pas u veshin rroba të reja dhe përsëri i varrosin.

Edhe fëmijët e vdekur janë zhvarrosur, dy nga këto foto tregojnë skeletin e një fëmijë të mbështjellur me një fustan dhe me një kukull.

Rituali i çuditshëm quhet MaiNene, ose Ceremonia e Pastrimi të Kufomave, dhe zhvillohet çdo Gusht të vitit.

Sipas sistemit të lashtë të besimit Torajan besimit, shpirti i një të vdekuri duhet të kthehet në fshatin e tij të origjinës.

Pra, nëse një person ka vdekur në një udhëtim, familja do të shkojë në vendin e vdekjes dhe do ta shoqërojë personin e vdekur për në shtëpi duke ecur dhe e kthejnë përsëri në fshat. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit