Transmetuar më 06-09-2014, 17:07

"I riu Elson Cenko, pas sherrit në familje ka qëlluar gruan dhe ka menduar se ajo ka vdekur e më pas, në gjendje trishtimi është vetëvrarë"

Një krim brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme, ku një 35-vjeçar ka qëlluar me armë gruan e tij dhe më tej edhe veten.

Ngjarja ndodhi në Yzberisht, në afërsi të superstradës pranë universitetit "Kristal", pas një sherri mes çiftit, raporton noa.al.

Ishin fqinjët ata që njoftuan sallën operative duke thënë se kishin dëgjuar disa të shtëna arme zjarri pranë banesës së familjes Cenko. Disa forca policore nga Komisariati Nr 5, kanë shkuar në vendngjarje.

Mësohet se e reja e plagosur është Argela Cenko, 27 vjeçe. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 35-vjeçari Elson Cenko, ka humbur jetën si pasojë e plumbit fatal të marrë nga arma me të cilën u vetëqëllua.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një ngjarje të llojit "Romeo dhe Xhulieta", i riu Elson Cenko, pas sherrit ka qëlluar gruan dhe ka menduar se ajo ka vdekur e më pas, në gjendje trishtimi është vetëvrarë.

Fillimisht sherri kishte nisur pranë banesës së familjes Cenko ku u qëllua Argela Cenko dhe më tej i shoqi ka dalë në rrugë dhe aty është vetëqëlluar duke humbur jetën. Në fotot shikoni pamje nga vendi i ngjarjes.

***

Fillimisht u dyshua se krimi në familje ishte hapur zjarr nga babai ndaj vajzës, pas sinjalizimeve që shkuan në sallën operative, por me ikjen e policisë në vendngjarje u mësua se ishte hapur zjarr nga 35-vjeçari në drejtim të gruas. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit