
Në gjithë botën mbi 800 mijë persona vdesin për shkak të vetëvrasjeve çdo vit, ose thënë ndryshe një vetëvrasje për çdo 40 sekonda. Megjithatë vetëm në 28 shtete janë hartuar strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve.
Është ky alarmi i lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e vetëvrasjeve, ku nënvizohet domosdoshmëria për hartimin e planeve shtetërore në mënyrë që të parandalohen ngjarje të tilla.
Prezantimi i raportit të OBSH, u bë në Gjenevë në prag të Ditës Botërore për parandalimin e vetëvrasjeve, e cila shënohet në 11 shtator.
Helmimi, vetëvarja dhe vetëvrasja me armë zjarri janë tre mënyrat më të përhapura në boitë për vetëvrasjen. Në nivel botëror, vetëvrasja, është shkaku kryesor i vdekshmërisë për moshat nga 15 deri në 29 vjeç./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





