Transmetuar më 06-09-2014, 12:09

Korçë, 6 shtator 2014, NOA.al- Një kryfamiljar nga një fshat i Korçës është denoncuar penalisht në polici me akuzën se ka kërkuar akte seksuale me djalin e tij të vogël.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia lokale e cila i tha agjencisë NOA.al se në ngarkim të 54 vjeçarit M.K., me banim në fshatin Dërsnik, nisi procedimi penal në gjendje të lirë pasi ndaj tij ka bërë denoncim i biri dhe gruaja.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se babai i ka kërkuar djalit të tij 9 vjeçar F.K., që të kryenin marrdhënie seksuale.

I mituri ishte ankuar te nëna duke i thënë se i ati në gjendje të pirë i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie, por ka pohuar se nuk e ka prekur me dorë. Pas kësaj, nënë e bir shkuan në polici për ta denoncuar kryefamiljarin.

Vogëlushi është pyetur nga psikologu dhe ka konfirmuar atë që i ka thënë nënës. Nga ana e tij i shoqëruar në polici, 54 vjeçari ka thënë se gjithçka është e sajuar nga gruaja, e cila kërkon të ndahet dhe të marrë shtëpinë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i mituri është ngacmuar vetëm me fjalë nga i ati, por se nuk është konsumuar akti seksual, ndaj i denoncuari po procedohet në gjendje të lirë./k.k/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit