



Tiranë, 6 shtator 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka komentuar arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ai tha se qëndrimi i LSI dhe i mazhorancës mbetet i pandryshuar në mbështetje të Prokurorisë dhe gjyqësorit, për të hetuar deri në fund mbi skandalin e vjedhjes dhe për tu vendosur pikat mbi i.
I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkohet shkarkimi i Fullanit, Meta tha, “Do të respektohet Kushtetuta dhe ligji. Mazhoranca do të punojë për të rritur pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe për të rritur integritetin e saj. Reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe bashkëpunimi me të gjithë institucionet kushtetuese është i nevojshëm i domosdoshëm dhe duhet të jetë reciproik”, u shpreh Meta.
Deklarata e tij u dha gjatë një aktiviteti për dhjetë vjetorin e LSI, ku Meta ishte i pranishëm te shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në veprimtari të organizuara nga partia që ai drejton të cilat vijnë në ndihmë komunitetit dhe ambienteve publike si dhe fëmijëve jetimë.
Arrestimi i Fullanit për vjedhjen në BSh, sa vite burg rrezikon Guvernatori
Basha: Politika të mos ndikojë në proces
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar arrestimin e Fullanit tha se, lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë duhet transparencë maksimale.
“Politika nuk duhet të ndikojë në këtë proces dhe çdo gjë duhet lënë në duart e drejtësisë. Duhet transparencë maksimale dhe veçanërisht një proces i pamotivuar nga frymëzimi oligarkik Rama-Meta”, tha Basha”./a.y/noa.al/
Fatos Shanaj, avokati i Elivar Golemit: Arrestimi ishte i paligjshëm: Do ta apeloj vendimin
Avokati mbrojtës i kryeinspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi e cilësoi masën e sigurimit të dhënë për klienten e tij si të paligjshëm. Pas takimit me Golemin në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë, Fatos Shanaj tha se do të apelojë masën e caktuar nga shkalla e parë.
Arrestimi Fullanit dhe Golemit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani dhe inspektorja e përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi u vunë në pranga mbrëmjen e së premtes nga agjentët e policisë së Tiranës.Guvernatori u shoqërua pas daljes nga ambjentet e bankës së Shqipërisë në sheshin Avni Rustemi.
Vetëm pak orë më vonë rreth orës 21.00 mbërriti dhe kryeinspektorja e BSH, pedagogia Elivar Golemi, e aktivizuar me punë edhe tek Deloitte. Sipas policisë ajo iu vetëdorëzua uniformave blu të cilat e shoqeruar e saj në ambjentet e drejtrorise se Tiranës.
Guvernatori Fullani dhe Golemi u arrestuan pas vendimit te gjykatës së Rrethit Tiranë per masen e sigurisë arrest me burg, dhënë te premten rreth ores 15.00. Fullani edhe bashkëpunëtorja e tij, Golemi, akuzohen për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Dy zyrtarët e larte të arrestuar pasditen e së premtes, ditën e hënë ata do të dalin përpara gjykatës për të bërë verifikimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë.
Po të hënën, avokatët mbrojtës paralajmëruan se do të ankimojnë vendimin e gjykatës dhe do të kërkojnë hetim në gjendje të lirë për klientët.
Pse tani Adrian?
Guvernatori Fullani u arrestua mbrëmë dhe zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme tha se kreu prangosjen e Adrian Fullanit. Ky është në të vërtetë emri që zyrtarisht rezulton të jetë i regjistruar për Fullanin.
Por pse gjithmonë pas zgjedhjes si Guvernator, sidomos pasi mori mandatin e dytë, Fullani njihej vetëm me emrin Ardian?
Pse vetë stafi i Bankës së Shqipërisë e publikon informacionin mbi të me emrin Ardian Fullani?
Një mister ky ndoshta i vogël e i parëndësishëm, ose…
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





