
Shkodër, 6 shtator 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve. Në hetim janë përfshirë G. N., 41 vjeç; Gj. P., 50 vjeç dhe G. K., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lëshuar raport paaftësie për një person i cili ndodhej jashtë shtetit në kohën që rezultonte të ishte bërë vizita.
Policia tha se procedimi ndaj tyre filloi pasi duke ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin Neuropsikiatrik Shkodër, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për 42 vjeçarin Petrit Rr., banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





