Transmetuar më 06-09-2014, 08:52

Gjirokastër, 6 shtator 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur pranë vendit të njohur si “Ura e Lumit” në Gjirokastër.

Si përgjegjës për këtë ngjarje nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i Indrit Micit 32 vjeç nga Vlora, i Fabio Rrapaj 32 vjeç nga Fieri dhe u shpall në kërkim 34 vjeçari nga Gjirokastra, me iniciale A.N.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se gjatë mesnatës së lënë pas tre të sipërpërmendurit janë konfliktuar me njeri tjetrin për motive të dobëta.

Gjatë sherrit mes tyre është qëlluar me armë, çka ka bërë që të mbetet i plagosur një kalimtar i rastit R.H., 29 vjeç.

Si pasojë e plagës së marrë në shpatull i dëmtuari u dërgua në spital, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë, një gëzhojë, dy automjete dhe tre celularë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit